De Gea dëshiron me çdo kusht të transferohet në Madrid!

David De Gea po mundohet me çdo kusht që të realizojë një transferim nga Manchester United tek Real Madrid, transmeton Don Balon.

Real Madrid janë të dëshpëruar që të firmosin me një portier këtë verë dhe De Gea po i bën presion agjentit të tij që ta realizojë një tratativë të tillë.

27 vjeçari i cili ka lindur në Madrid, është i vendosur që të kthehet prapë në Spanjë dhe nuk do të humbë asnjë mundësi, duke parë që në 2015 nuk mundi të transferohej në afatin e fundit për shkak të një mosmarrëveshjeje të orëve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here