Ditëlindje e hidhur për Ronaldon!

Dita e hënë e sheh Ronaldon të mbushë 33 vjeç. Ai ka kaluar një karrierë të shkëlqyer por për 5 herë fituesin e Topit të Artë kjo do të jetë njëra ndër ditëlindjet më të hidhura të jetës së tij.

I zëvëndësuar vetëm 10 minuta nga fundi portugezi vërehej shumë se ishte i frustruar pasi ky është sezoni më i keq që nga 2010 kur atëherë ishte vetëm 25 vjeç.

Vetëm një trofe i Champions League mund ti shpëtojë sezonin Cristiano Ronaldos.

Të gjitha vitet e mëhershme në prag të ditëlindjes së tij Ronaldo kishte statistika shumë të mira të shënimit të golave por mesa duket në këtë sezon gjithçka është ndryshe ndoshta edhe për shkak të moshës së lojtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here