Pique e përfundoi derbin e qytetit me një dëmtim në gju!

Gerard Pique e përfundoi derbin me Espanyol me një dëmtim në gju i shkaktuar nga ndërhyrja e Gerardo Moreno dhe kontrollet mjekësore do të tregojnë seriozitetin e lëndimit.

Ai shkoi tek qendra stërvitore e Barcelonës për tu kontrolluar dhe nga ky dëmtim ai mund të humbasë ndeshje dhe ky dëmtim vjen në një moment të papërshtatshëm pasi Vermaelen është i dëmtuar dhe Samuel Umtiti është i suspenduar me një ndeshje.

Kjo mundë të jetë një mundësi e shkëlqyer për Yerri Mina që të bëjë debutimin e tij duke luajtur në mbrojtje së bashku me Umtiti në ndeshjen e kthimit kundër ValenciasCopa Del Rey.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here