Cili do të jetë president i Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka apo Fino?

Kjo e mërkurë është dita vendimtare pas një fushate të ndezur elektorale, me projekte e platforma, akuza dhe kundërakuza, sqarime e replika. Asambleja Zgjedhore e FSHF-së do të japë verdiktin e shumëpritur nga komuniteti i futbollit dhe jo vetëm, atë se cili do të drejtojë institucionin qeverisës të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme.

Presidenti aktual, Armand Duka, kërkon një mandat të pestë, duke u bazuar në progresin e futbollit shqiptar nën drejtimin e tij, ndërsa rivali kryesor Bashkim Fino, që vjen nga politika, premton ndryshimin pas akuzave të forta ndaj drejtimit aktual. Në garë është edhe Shpëtim Hala, ish-gjyqtar, edhe pse me një kandidaturë që nuk ka patur rezonancë të fortë mediatike.

Kjo e këtij viti në fakt ka qenë edhe fushata më e nxehtë në aspektin mediatik, me akuza të forta, duke nisur që nga ato të përdorimit të politikës e deri te ato për abuzim me fondet, tani zhurma ia lë vendin votimit, me 66 anëtarët e Asamblesë që do të vendosin me votën e tyre se cili do të jetë presidenti i ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here