Isco për shkak të arsyeve të çuditshme nuk e don Ronaldon, Bale, Benzeman dhe Varanen

Atmosfera në zhveshtoret e Realit është larg asaj që ishte sezonin e kaluar, kurse nuk është fshehtësi se disa lojtarë nuk duhen ndërmjetvete.

“Diario Gol” ka zbuluar atmosferën aktuale te Reali, kurse në qendër të vëmendjes është Isco i cili nuk ka marrëdhënie të mira me yjet e klubit. Isco nuk e don Ronaldon,Bale, Benzeman dhe Varane.

Siç bënë të ditur “Diario Gol”, Isco ka biseduar me Zidane dhe i ka thënë atij se nuk e dëshiron Ronaldon për stilin  e jetesës që bën Ronaldo me vila dhe jahte të shtrejta, duke thënë se kjo ndikon te lojtarët tjerë që nuk kanë mundësi.

Ndërsa Bale nuk e dëshiron për faktin se e ka konkurent në skuadër dhe sipas Isco-s, Bale nuk është i përkushtuar aq sa duhet. Benzeman nuk e dëshiron për faktin se francezi është i njohur për jetën e natës dhe Isco e quan atë mbreti i klubeve të natës.

Me Varan është ndryshe pasiqë Isco ka pranuar se ka marrëdhënie të mira me të, por hidhërohet me të pasiqë Varane është gjithmonë me vonesë në stërvitjet e mëngjesit për shkak se Varane shikon NBA dhe qëndron zgjuar deri në orët e vona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here