“James Rodriguezi i ri” po stërvitet me Manchester United!

Adoleshenti kolumbian Wilson Tilve ka kaluar një javë prova me Manchester United dhe mesa duket trajneri Jose Mourinho ka filluar të mendojë edhe për të ardhmen e klubit, transmeton Manchester Evening News.

Tilve për momentin është nën pronësinë e Club Atletico Colombia de Cartagena në atdheun e tij dhe sulmuesi që tani ka filluar të krahasohet me James Rodriguez.

16 vjeçari u stërvit javën e kaluar me Manchester United dhe Tilve është kolumbiani i parë që është ftuar nga Manchester United për prova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here