Lamela i kënaqur tek Tottenham përkundër negociatave me Inter!

25 vjeçari kishte oferta për tu transferuar në Serie A gjatë afatit të janarit por futbollisti tregoi besnikërinë e tij ndaj klubit nga veriu i Londrës dhe trajnerit të saj.

Anësori i Tottenham Eric Lamela insiston se nuk e ka në plan që të rikthehet në Serie A pas vështirësive të para që hasi me jetën në Londër tani është adoptuar shumë mirë.

25 vjeçari në fillim e kishte të vështirë në kryeqytetin anglez pas transferimit nga Roma për çmimin e 26 milionë funtave por ai arriti të sigurojë një vend në formacionin bazë nën drejtimin e Mauricio Pochettino.

Pastaj ai ka vuajtur plot një vit nga një dëmtim në ije dhe pastaj derisa erdhi në formë e pati të vështirë të luajë vazhdimisht për Spurs.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here