“Neymar nuk do të shkojë tek Real Madrid”

Luis Fernandez drejtori i akademisë së Paris Saint Germain beson se Neymar është i përkushtuar për një projekt afatgjatë tek parizienët dhe do ta shmang interesimin nga Spanja.

Neymar u transferua në Paris nga Barcelona për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh por një rikthim në La Liga akoma pa i mbushur një vit në Francë ka filluar të përflitet shumë pasi Real Madrid ka shfaqur një interesim shum të madh për brazilianin.

Por drejtori  i akademisë së PSG Luis Fernandez është shumë i bindur që braziliani nuk do të largohet ku ai ka deklaruar për Cadena SER:”Do e këpusë qafën time sepse Neymar nuk do të shkojë në Real Madrid“.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here