Probleme për Valverde: Pique nuk do të luajë kundër Chelsea

Futbollisti i Barcelonës, Gerrard Pique do të pauzojë një muaj për shkak të lëndimit të gjurit.

Edhe pse pritej që Pique të mungojë vetëm në ndeshjen kundër Valencias në Kupën e Mbretit, Pique nuk do të jetë në dispozicion të Valverdes edhe në ndeshjen kundër Chelsea në Ligën e Kampionëve.

Përveç kësaj mbrojtësi katalan do të mungojë edhe në ndeshjet kundër Getafes, Gironës dhe Eibarit në La Liga.

Pique në fundin e ndeshjes kundër Espanyolit ka lënduar ligamentet e gjurit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here