Spaletti largohet nga skuadra e Inter!?

Luciano Spalletti nuk din të heshtë asnjëherë, kurse pas deklaratës së tij duket se ditët i ka të numëruara në Milano.

Mediat Italiane kanë zbuluar bisedën mes Spallettit dhe disa tifozëve të Interit, ai ka biseduar me ta për disa gjëra.

“Toti nuk mund të vraponte dhe unë nuk mundesha që ta hedh në lojë nga minuta e parë, pasiqë mos vrapimi i tij ndikonte te lojtarët e tjerë”.

Spalletti ka zbuluar gjithashtu edhe arsyen e largimit nga Roma.

“Presidenti Palota më tha se në fund të sezonit do ti shesim lojtarët më të mirë, kurse ne përfunduam në vendin e dytë para Napolit, që ishte një sukses. Nuk mund të dilja para lojtarëve dhe ti thoja se do të fitojmë edhe sezonin e ardhshëm”.

Spalletti ka folur edhe rreth situatës aktuale te Interi.

“Si po kaloj këtu? Nuk dëshirojnë të harxhojnë para dhe gjithmonë jemi një hap afër depresionit, ashtu si te Roma. As atje, as këtu, nuk e kuptojnë se kundër një Juventusi të tillë që ka në dispozicion dy skuadra nuk mund të fitohet Scudetto”, ka thënë Spalletti.

E gjithë biseda ka arritur te mediat Italiane dhe tani presioni është i madh për Spallettin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here