Zyrtarizohet Koeman nën drejtimin e Holandës!

Ish trajneri i Southampton dhe Everton është bërë trajneri i katërt i Holandës që kur Louis Van Gaal udhëhoqi portokallinjtë drejt finales së botërorit në 2014.

Holanda caktoi ish trajnerin e Everton Ronald Koeman si trajner të përfaqësueses holandeze.

Holanda ka mbetur pa trajner prej kur Dick Advocaat dha dorëheqje në Nëntor pasi dështoi ti kualifikonte “tulipanët” në botërorin e Rusisë.

Koeman i cili ka luajtur 78 ndeshje me Holandën ka qenë i papunë prej tetorit kur ai u shkarkua nga skuadra e Everton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here