Barcelona e gjenë mbrojtësin e majtë ideal në Paris

Barcelona për një kohë të gjatë është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe sipas së përditshmes katalanase “SPORT”, shënjestra e parë e Barcelonës është Layvin Kurzawa.

Kurzawa nuk është i kënaqur me statusin e tij aktual te skuadra e PSG dhe këtë situatë dëshiron që ta shfrytëzojë Barcelona.

Menaxheri i tij ka vendosur kontaktet e para me katalanasit, por problem mund të jetë marrëdhënia jo e mirë mes PSG dhe Barcelonës.

Kurzawa ka kontratë me Parisin deri në vitin 2020, kurse vlera e tij aktuale në treg është 25 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here