Bayern i gatshëm ta lëshojë Lewandowskin te Reali

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski mund të transferohet te Reali verën e ardhshme ka bërë të ditur “MARCA”.

E përditshmja spanjolle e cila është e afërt me “Mbretërit”, ka zbuluar se kryesia e Bayernit janë të gatshëm ta shesin Lewandowskin te Reali. Agjenti i Lewandowskit është në kontakt me Realin.

Para disa javësh  29-të vjeçari kritikoi haptazi politikën e transferimeve te “Bavarezët” dhe pranoi se mund të ndryshojë ambient.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021,por mediat bëjnë të ditur se te Bayerni janë të gatshëm ta shesin atë.

Polaku po luan edhe një tjetër sezonë fantastike ku në 30-të ndeshje të luajtura ka shënuar 25 gola dhe 1 asistim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here