“Icardi do të largohet nga Inter, Sarri do të shkojë në Arsenal”

Mauro Icardi do të largohet nga Inter për një shifër të madhe parash ndërsa trajneri i Napolit Maurizio Sarri do të zëvëndësoje Arsene Wenger tek Arsenal, deklaroi agjenti Federico Pastorello për Tuttosport.

Emri i Icardit po përflitet shumë për një kalim tek Real Madrid dhe Pastorello ka thënë se gjatë verës argjentinasi do të kërkohet nga Real Madrid dhe një marrëveshje do të ndodhë me shumë mundësi.

Por agjenti i famshëm deklaroi se zhvillime tjera të rëndësishme po ndodhin me Sarrin që po kërkohet me ngulm nga Arsenal pas punës së jashtëzakonshme që po bën me Napolin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here