Lëshimi i Kompany mund ti kushtojë Cityt 8,5 milionë funta!

Nëse Manchester City vendos që të prish kontratën me Vincent Kompany këtë vit atëherë klubit do ti kushtojë plot 8,5 milionë funta,  sipas Daily Star.

Pep Guardiola po dyshon nëse Kompany mund të qëndrojë i shëndetshëm dhe duhet të marrë një vendim për belgun nëse do tia prishin kontratën këtë verë apo do të lejohet të luajë edhe një vit më shumë.

Vincent Kompany viteve të fundit ka qenë një titullar i padiskutueshëm tek Manchester City por mesa duket këtë sezon nuk po shkojnë gjërat ashtu siç pritej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here