Marcelino: Nuk duhet të biem në kurthet e Suarez!

Me një kokë të ftohtë dhe duke u përpjekur të mos luajnë shumë të ngazëllyer, Marcelino Garcia Toral dëshiron një ndeshje intensive, por pa humbur përqendrimin në lojtarët e Barcelonës.

Statistikat e Luis Suarezit, i cili ishte vendimtar në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey, nuk duhet të dekoncentrojë ekipin.

Valencia pëson humbje në kuadër të takimit të parë me rezultat minimal 1-0, ku të vetmin gol e realizoi sulmuesi uruguajan, Suarez.

“Të gjithë e njohim njëri-tjetrin dhe duhet të dimë se si kundërshtarët tanë luajnë. Nuk mund ta shpërqendrojmë veten, duke u larguar nga futbolli dhe të biem në provokimet e Suarezit”, tha trajneri i Valencia.

Ai më tutje ka folur edhe rreth Lionel Messit, duke thënë se katalunasit pas argjentinasin kanë një armë më pak kundër neve.

“Valencia dhe pjesa tjetër e ekipet do të përballen me një Barça me Messin ose Barçën pa Messin Ata kanë më pak burime pa Messin, është e qartë se kanë shumë entuziazëm për arritjen në finale. Mendoj se do të na respektojnë më shumë sepse kanë bërë pesë ndryshime. Barça më e mirë, me shumë do të motivohemi”, tha spanjolli.

Theksojmë se në ditën e nesërme do të zhvillohet takimi i dytë, i cili do të luhet në ora 21:30 në stadiumin Mestalla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here