Milan nuk kërkon zëvendësues për Gattuson: Ai është trajner për 10-të vite

Drejtori sportiv i Milanit,Massimiliano Mirabelli shpreson se Gattuso do të jetë trajner i Milanit për 10-të vite.

Gattuso e mori stolin e Milanit në dhjetor të vitit të kaluar.

Nën udhëheqjen e tij Milan ka filluar të tregojë rezultate pozitive, kurse nga Milan bëjnë të ditur se Gattuso nuk është zgjidhje e përkohshme.

“Shpresoj që të mbetet te Milani për 10-të vite. Nuk kërkojmë zëvendësim për Gattuson, vendosëm që tja besojmë stolin njeriut të duhur. Ndoshta në sytë e publikut dukej si lojë, por ne ishim të sigurtë për zgjedhjen e bërë. Mendojmë se Genaro mund ta nis ciklin e fitoreve dhe se do të qendrojë për një kohë të gjatë këtu”, ka deklaruar Mirabelli.

Milan vitin e kaluar shpenzoi 250 milionë euro në merkato, por rezultatet nuk janë ato që ishin të dëshiruara.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here