Andre Silva transferohet në Angli!?

Andre Silva do të largohet nga rradhët e Milanit në merkaton e verës.

22-vjeçari erdhi te Milani nga Porto, për shumën e 38-të miliona eurove, por nuk i dha rezultatet e pritura. Silva ka shënuar 8-të gola për Milanin në Europa League dhe nuk ka shënuar asnjë gol në Serie A.

Kryesia e Milanit ka vendosur ta shesë atë dhe për portugezin është e interesuar skuadra e Wolverhampton e cila është drejt hyrjes në Premierleague.

Wolverhampton do të ketë nevojë për përforcime për të arritur ambiciet e veta  në Premierleague.

Wolverhampton do të ofrojnë 40 milionë euro për Silvan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here