Bayern Munchen pas dy yjeve të Bundesligës!

Bayern Munchen po planifikon dy transferimet e ardhshme të cilët mendohet se janë Christian Pulisic dhe Leon Bailey, sipas Kicker.

Bailey ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon duket shënuar 10 gola në 21 ndeshje ku ka tërhequr edhe vëmendjen e skuadrës londineze të Chelsea.

Bavarezët gjithashtu janë duke e vëzhguar përfaqësuesin e kombëtares amerikane Pulisic me të cilin kërkojnë të sigurojnë të ardhmen pasi Arjen Robben dhe Franck Ribery nuk garantojnë se mund të luajnë edhe për shumë sezone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here