Bayern Munchen vë në shitje Alcantaran dhe Vidal!

Bayern Munchen duket se ka vendosur të shesë dy nga yjet e skuadrës Arturo Vidal dhe Thiago Alcantara, raporton e përditshmja gjermane Kicker.

Ky lajm nuk kaloi pa u vërejtur nga Manchester United dhe Chelsea të cilat kanë filluar të mendojnë për ofertat të cilat mund ti bëjnë bavarezëve për ti rrëmbyer dy nga diamantët e skuadrës.

E ardhmja e dyshes është vënë në dyshim pas klubi bavarez ka nënshkruar me yllin gjerman Leon Goretzka nga Schalke.

Drejtorët e klubit do të mundohen që ta marrin sa më shuam para nga dyshja, ndërsa pritet promovimi i disa të rinjve.

Mësohet se trajneri i United, Jose Mourinho e pëlqen shumë Vidalin, i cili ka qenë i lidhur me klubin nga Old Trafford, që në kohën kur drejtonte Louis van Gaal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here