Dybala në Barcelonë!

Argjentinasi Paulo Dybala mund të largohet nga skuadra e Juventusit gjatë afatit veror.

Dyshimet hidhen nga revista javore italiane Chi, e cila ka zbuluar se sulmuesi argjentinas nuk e ka zgjatur marrëveshjen me pronarët e vilës së tij luksoze në Torino.

Kjo pasi Dybala mesa duket po kërkon që të ndërrojë ambient.

Destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë skuadra e Barcelonës ku aty Dybala do të gjente bashkëkombasin e tij Lionel Messi.

Kriza e tij me Juventus u thellua akoma më shumë kur futbollisti u dëmtua dhe tani pasi që të rikthehet duket se blaugranët i kanë hapur krahët për argjentinasin 24 vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here