Guarin dëshiron rikthimin tek Inter

Mesfushori kolumbian Fredy Guarin ka kërkuar rikthimin te Interi.

Ai u largua para dy viteve drejt Kinës, për një pagë prej 13 milionë eurove në sezon, por siç duket mesfushori nuk është përshtatur mirë në klimën dhe futbollin aziatik.

“Paratë nuk janë një problem, për t’u kthyer do të pranoja edhe 1/5 e pagës aktuale”.

“Vitin e kaluar bisedova me Ausilio, por kushtet ekonomike e ndaluan transferimin”, ka thënë Guarin për Gazzetta dello Sport.

Guarin është pjesë e Shangai Shenhua nga viti 2016.

Ai me këtë klub e ka fituar një Kupë, ndërsa ka zhvilluar 44 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

Guarin ka luajtur për katër vite te Interit, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Portos në të kaluarën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here