Inter përforcohet nga Lazio

Inter e filloi sezonin shkëlqyeshëm, por tani ata po kalojnë një krizë dhe është e qartë se skuadra ka nevojë për përforcime.

E përditshmja italiane “La Gazzeta Dello Sport” ka bërë të ditur se Inter verën e ardhshme do të sjellë disa përforcime të mëdha, e njëri nga to do të jetë nga Lazio.

Bëhet fjalë për Felipe Anderson, i cili është në konflikt me trajnerin Inzaghi dhe verën e ardhshme do të largohet na “Olimpico”. Braziliani eksplodoi para dy vitesh dhe ishte para transferimit te Manchester United por në fund qëndroi te Lazio.

Inter dëshiron ta shfrtytëzojë situatën dhe është gati të ofrojë për kartonin e tij 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here