Inter pranë nënshkrimit me Lautaro Martinez!

Gjigantët e Serie A Inter duket se e kanë mposhtur konkurencën e Atletico Madrid për të firmosur me sulmuesin e talentuar.

Sulmuesi i shumë vlerësuar Lautaro Martinez është pranë kalimit tek Inter për shifrën e 27 milionë eurove , deklaroi presidenti i klubit të Racing.

20 vjeçari ka qenë shumë i përfolur për një transferim tek Atletico Madrid ku Diego Simeone , një ish lojtar dhe trajner i Racing duket se e admiron shumë lojtarin.

Martinez po kalon një formë shumë të mirë në këtë sezon 2017-2018 ku ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here