Kanë mundur ta blejnë Neymarin për 10 milionë euro, por u është dukur i dobët

Neymar verën e kaluar u transferua te PSG për një shifër rekorde prej 222 milionë eurove, por kariera e tij do të kishte qenë ndryshe në rast se klubi rus do ta blinte atë për 10 milionë euro.

Ish presidenti i Lokomotiv Moskës, Nikolai Naumov, ka zbuluar për “Sport Express” se në vitin 2008 ka pasur mundësinë për ta blerë Neymarin për 10 milionë euro, por në fund së bashku me kryesinë kanë vendosur që të mos rrezikojnë duke e blerë brazilianin pasiqë sipas tyre kanë pasur mjaftueshëm lojtarë të talentuar.

“Ne po analizonim se a ja vlente ta blenim Neymarin apo jo. Ne donim që ta blenim atë, skautët tanë e përkrahnin atë. Por kishim dyshime pasiqë ishte i ri dhe nuk e dinim se a do të adaptohej në Rusi. Ishte i vogël dhe i imët dhe vendosëm që të mos shpenzojmë 10 milionë euro për të”, ka zbuluar Naumov.

Interesant është fakti që në vend të Neymar ata e blenë Alan Gatagov i cili tani luan në kampionatin e Estonisë kurse Neymar është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here