Lewandowski: Nuk jam në bisedime me Real Madrid

Robert Lewandowski është lodhur nga fjalët që e lidhin me Real Madridin, duke shtuar se nuk i interesojnë thashethemet. 

Ditë më parë në mediat spanjoll qarkullonte një lajm ku lojtari i ishte ofruar Real Madridit përmes menaxherit të tij.

Lewandowski edhe një herë ka thënë se nuk do të merret me thashethemet e mediave.

“E di këtë situatë shumë mirë. Dëgjoj spekulime çdo ditë”.

“Thashethemet nuk më interesojnë mua dhe nuk kam, asgjë më shumë për të shtuar”.

“Nuk e kam asnjë ide se nga ka ardhur ideja e këtij shkrimi”.

“Nuk e di që ata (agjenti Cezary Kucharski dhe Real Madrid) kanë biseduar. Mendoj që është një pikë tjetër e spekulimeve”.

Lewandowski edhe në janar kishte hedhur poshtë spekulimet që e largojnë atë nga Bayern Munich drejt Los Blancos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here