Samuel Eto’o eklipson Roger Milla!

Transferimi i Samuel Eto’o në Turqi tek Konyaspor do të bëjë që karriera e Roger Milla të eklipsohet nga bashkëkombasi i tij.

65 vjeçari Milla gjithmonë do të mbahet mend për karrierën e tij të gjatë ku ka luajtur për plot 26 vite në 10 skuadra të ndryshme dhe kishte bërë një paraqitje të mahnitshme në botëror në një moshë sfiduese.

Derisa paraqitjet e tij në Europë nuk bënë shumë përshtypje sikur ato të botërorit ai luajti tek skuadrat e Valencennes, AS Monaco, SC Bastia, Saint-Etienne dhe Montpellier.

Në botërorin e vitit 1994 Roger Milla u bë golashënuesi më i vjetër ndërsa karrierën e mbylli në Indonezi tek skuadrat e Pelita Jaya dhe Putra Samarinda.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here