Wenger mbron Aubameyang nga kritikat!

Përgatitja e dobët fizike ishte arsyeja që Pierre Emerick Aubameyang nuk u paraqit shumë mirë kohëve të fundit me Borussia Dortmund para se të transferohej në Arsenal deklaroi Arsene Wenger.

Aubameyang goditi vetëm njëherë topin mbi portë dhe vetëm një goditje në portë në barazimin 2-2 ndaj Freiburgut para se të transferohej tek Arsenal.

Shefi ekzekutiv i Dortmund Hans-Joachim Watzke akuzoi gabonezin që nuk po luante mirë me qëllim që të largohej nga klubi gjerman.

Por Arsene Wenger i demantoi të gjitha këto lajme duke thënë se në atë periudhë lojtari kishte mungesë të përqëndrimit në lojë për shkak të merkatos që po zhvillohej për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here