Ibrahimovic tek LA Galaxy?!

Presidenti i LA Galaxy, Chris Klein është pesimist rreth transferimit të veteranit të Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic.

Para disa ditëve u përfol se është arritur një marrëveshje mes yllit suedez dhe skuadrës amerikane, por presidenti i LA Galaxy në intervistën e fundit ka thënë se nuk janë “askund”.

“Ne nuk jemi askund. Nuk do të komentojë këtë”, ka thënë fillimisht Klein.

I pyetur nëse ai mund të konfirmojë se bisedimet janë në vazhdim, Klein vazhdoi, duke folur për MLS Soccer: “Ne nuk do të [konfirmojmë atë]. Është e padrejtë, sepse ai është i kontraktuar në një klub tjetër”.

Për dallim nga presidenti i klubit, trajneri Sigi Schmid pranon se transferimi i Ibrahimovicit potencialisht mund të ketë një ndikim të madh për skuadrën e tij.

“Nëse ndodh kjo ndodh, dhe kur të ndodhë, atëherë do të mendojmë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here