Lacazette largohet në fund të sezonit nga Arsenali!?

Francezi, Alexandre Lacazette do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit sipas parashikimit të Emmanuel Petit ish legjenda e Arsenalit.

Lacazette u transferua te Arsenali nga skuadra e Lyonit, për 52 milionë paund por në 12-të ndeshje të luajtura ka shënuar vetëm një gol, kurse vendi i tij në skuadër vihet në dyshim nga përforcimi i ri i Arsenalit, Aubameyang.

Petit mendon se Wenger e ka humbur besimin te Lacazette.

“Lacazette ka një barrë të madhe tani. Ose do të luajë më mirë ose do të duhet të largohet nga Arsenali, ardhja e Aubameyang i ka komplikuar gjërat edhe më shumë”, ka thënë Petit për “The Sun”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here