McLaren hap dyert për rikthimin e Lewis Hamilton

Lewis Hamiltonin do ta presim me krah hapur ka deklaruar drejtori i McLaren Zaff Brown.

Kampioni i katërfishtë Lewis Hamilton, i cili piloton për skuadrën e Mercedes AMG Petronas, ka kontratë me skuadrën deri në vitin 2018-të.

Britaniku ende nuk e ka vazhduar kontratën me Mercedes dhe kjo ka bërë që skuadrat e  tjera të tregojnë interesim për të.

Drejtori i skuadrës së McLaren ka folur rreth rikthimit të Hamilton te skuadra britanike.

“Lewis ka histori me ne. Ai është një pilot fantastik. Nuk ka skuadër që nuk do të donte ta kishte atë në garazh, duke na përfshirë edhe neve”, ka thënë Brown.

“Nëse arrin dikush ta ketë atë në rradhët e saj”, do të ishte skuadër fantastike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here