Milan kërkon Memphis Depay!

Mesfushori holandez, Memphis Depay mund të bëjë përsëri hapin e madh në karrierë.

Pasi nuk arriti t’i tregojë aftësitë e tij tek Manchester United holandezi iu bashkua skuadrës franceze Lyon. E transferimi në kampionatin francez i ka bërë mirê Depayt i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Kjo ka bërë që reprezentuesi i Holanda të jetë në krye tê dëshorave të gjigantit italian Milan.

E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport, ka raportuar se Milani është duke e ndjekur që disa ndeshje lojtarin. 23-vjeçari i ka bindur drejtuesit e klubit kuq e zi për ta transferuar në verë.Milani pritet të ofrojë rreth 35 milionë euro që ta bind Lyonin ta lë të lirë yllin holandez.

Anësori holandez ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat me Lyonin ku ka shënuar 11 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Kontrata aktuale e Depayt me skuadrën framceze është valide deri në qershor të vitit 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here