Mourinho ka gjetur zgjidhjen për problemin shumëvjeçarë të „Djajve të Kuq“!

Të gjithë e kanë përshtypjen se pas Patrice Evra, United  nuk mund ta gjejë zëvendësuesin e  duhur për të.

Për një kohë të gjatë është spekuluar se Manchester United po kërkon mbrojtës të majtë, por duket se Mourinho e ka gjetur lojtarin e duhur.

Bëhet fjalë për Luke Shaw, i cili në vitin 2014-të erdhi te United nga skuadra e Southhampton, por për shkak të lëndimeve të shpeshta nuk ka luajtur shpesh.

Megjithatë kohëve të fundit ai është kthyer në formacionin e parë dhe ka luajtur në 10-të ndeshje për 90-të minuta dhe kjo ka bërë që Mourinho të besojë se ai është lojtarë që do të luajë për shumë vite te United.

“Për një kohë të gjatë ai nuk ka probleme me lëndimet e vogla dhe ky fakt më gëzon. Mendoj se ai do të luajë për shumë vite te Manchesteri”, ka deklaruar Mourinho.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here