Ndeshja kundër PSG, jetë ose vdekje për lojtarët e Realit!

Ndeshja e Realit kundë PSG, në Ligën e Kampionëve do të vendosë fatin e futbollistëve të Realit.

Pas ngecjes së madhe në La Liga dhe eleminimi nga Kupa e Mbretit, futbollistëve të Zidane i ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve për ta shpëtuar këtë sezonë.

Në Ligën e Kampionëve ata i pret skuadra e PSG, me yjet e saja Neymar, Mbappe dhe Cavani. Në rast se Reali do të eleminohet, sipas të gjitha gjasave në fund të sezonit 11-të lojtarët e Realit do të largohen nga Madridi.

Keylor Navas dhe Casilla do të largohen, duke hapur vend për blerjen e De Gea ose Courtois, kurse nga lojtarët pritet që të largohen Isco, Kovacic dhe Lorente.

Sa  i përket sulmit është e sigurtë se Benzema do të largohet drejt Anglisë ose Francës, kurse gjithashtu ka gjasa që Reali ti shesë Ronaldo dhe Bale, për ti sjellur në skuadër Neymar dhe Hazard.

Në sezonin e ardhshëm mund të shohim një Real tërësisht të ri në rast se madrilenët nuk arrijnë ta mbrojnë titullin e Champions League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here