Ronaldo është lojtarë i mirë, por Messi është nga një planet tjetër

Futbollisti argjentinas dhe ish lojtari i Real Madridit, Angel di Maria ka zbuluar se ka qenë pranë transferimit te Barcelona dhe gjithashtu ka bërë një krahasim mes Ronaldos dhe Messit.

Di Maria ishte pranë transferimit te Barcelona verën e kaluar pas transferimit të Neymarit te PSG, por një transferim i tillë nuk ndodhi dhe Di Maria vendosi të qëndrojë në Paris.

“Isha pranë transferimit te Barcelona, por nuk u realizua. Ronaldo dhe Messi janë lojtarë fantastik. Ronaldo është i veçantë, por Messi është gjithmonë më i mirë dhe është nga një planet tjetër. Nuk ekzistojnë fjalë për ta përshkruar Lionel Messin”, ka thënë Di Maria.

Di Maria këtë sezonë ka luajtur 28-të ndeshje dhe ka shënuar 13-të gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here