Unai Emery nën presion nga drejtuesit e PSG!

Klubi i madh francez, Paris Saint Germain i vendos ultimatum trajnerit të tyre Unay Emery.

Numri një i stolit të klubit parisien pati luksin të zhvillonte një ndër afatet kalimtare më të shtrenjta dhe më cilësore se çdo skuadër tjetër evropiane.

Transferimet e kryera nuk u realizuan vetëm për të fituar kampionatin, por edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Nisur nga ky objektiv eksperienca e Unai Emery në kryeqytetin francez mund të përfundojë më shpejt nga ç’ishte menduar, pra nëse PSG nuk siguron fazën gjysmëfinale të Championsit, ku përplasja e radhës është me Realin e Madridit.

Nëse një objektiv i tillë përmbushet, aventura e tij në “Parc des Princes” do të vazhdojë, përcjell SS.

Për t’i paraprirë situatës, sheiku i PSG-së, Naser Al-Khelaifi ka gati emrin e pasuesit. Zinedine Zidane qëndron në krye të listës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here