West Ham dhe Leicester City në betejë për Roberts!

West Ham United dhe Leicester City janë në garë për të blerë sulmuesin e Manchester City Patrick Roberts këtë verë, sipas The Sun.

Roberts ka impresionuar këtë sezon me paraqitjet e tij tek skuadra skoceze e Celtic, por “The Citizens” janë të gatshëm ta shesin sulmuesin nëse marrin një ofertë prej 15 milionë funtash.

Reparti i sulmit tek Manchester City është i ngarkuar dhe këtë mundësi po kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum West Ham United dhe Leicester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here