E dëshirojnë të gjitha klubet europiane por ai dëshiron vetëm Unitedin

Borussia Dortmund ka dhënë sinjal të qartë, Christian Pulisic nuk është në shitje për më pak se 100 milionë euro.

Duke pasur parasyshë paraqitjet e tij kohëve të fundit për Borussia Dortmund, nuk është e çuditshme që gjermanët të kërkojnë për të shifra astronomike.

Por ajo që i ka habitur të gjithë është deklarata pa rezervë e lojtarit ku ka thënë se ai dëshiron që të luajë për Manchester United.

“Po, është e vërtetë që prej fëmijërisë jam tifoz i Unitedit. Jam i lumtur kur ndëgjoj se në “Old Trafford” janë të interesuar për mua, por tani jam i fokusuar vetëm te Borussia”, ka deklaruar Pulisic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here