Skuadra e Tottenham pas fitores me Manchester United dhe barazimin me Liverpool ka arritur të regjistrojë një tjetër rezultat të madh duke e mposhtur Arsenalin.
Në derbin e Londrës, “Spurs” kanë arritur ta mposhtin Arsenalin me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Harry Kane nga një goditje fantastike me kokë.
Pjesa e parë e ndeshjes u luajt pa shumë raste dhe kryesisht në mesin e fushës, kurse në pjesën e dytë u luajtën 45 minuta me shumë raste nga të dyja anët por në fund ndeshja përfundoi vetëm me një gol.
Me këtë fitore Tottenham ngjitet në vendin e 3-të me 52 pikë, kurse Arsenal mbetet në pozitën e 6-të me 6-të pikë më pak se Tottenham.