Marquez: Jemi 7 rivalë për titullin

Javën e ardhshme do të zhvillohet sesioni i dytë i testeve dimërore në Moto GP, këtë herë në Tajlandë, aty ku në pistë do të zbresin sërish të gjithë pilotët.

Kampioni i botës në fuqi, spanjolli Marc Marquez, shpreson që motori i ri të jetë po aq i shpejtë dhe triumfues sa ai i sezonit të kaluar.

Piloti i Honda mbeti i kënaqur nga testet e para në Sepang edhe pse u klasifikua i shtati.

“Jemi përmirësuar në disa drejtime, kemi shpejtësi dhe fuqi, por është shumë agresiv kur është në regjimin maksimal dhe këtu duhet të punojmë më shumë. Mendoj se motori është i mirë në përgjithësi, madje mund të konfirmoj se vjet nuk kemi qenë më pas në këtë periudhë pas testeve të para”, u shpreh Marc Marquez.

Por piloti spanjoll i trembet më shumë ritmit të rivalëve, që sipas tij këtë sezon do të jenë më të shumtë. Madje kampioni i botës mendon se do të jenë 7 pilotë në sezonin e ri që kanë shanse për ta fituar titullin kampion.

“Nuk dua të përmend emra, por besoj se dy pilotët e Ducati, dy të Yamaha, unë e Pedrosa që pilotojmë motorin Honda dhe natyrisht Zarco, kemi shanse të barabarta për të fituar titullin. Të gjithë kanë një stil të ndryshëm pilotimi, të gjithë kanë përvojë dhe duan titullin, ndaj nuk ka për të qenë e lehtë për mua të rikonfirmohem kampion. Testet e para në Sepang e konfirmuam këtë gjë, por të gjithë do të djersitim shumë për të fituar titullin në fund”, deklaroi kampioni i botës në fuqi në

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here