Milan fillon të ngjasojë me veten, „Rosonjerët“ me „poker“ (VIDEO)

Milan ka vazhduar serinë e rezultateve të mira nën udhëheqjen e Gattusos dhe sot e ka mundur skuadrën e Spal me rezultatin 4-0.

Heroi i ndeshjes ishte Patrick Cutrone i cili shënoi 2 gola. Cutrone e hapi serinë e golave duke shfrytëzuar gabimin e skuadrës kundërshtare, i njeti rezultat mbeti deri në mbarimin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë pamë një show të vërtetë nga Milan, Cutrone e çoi rezultatin në 0-2 në minutën e 65-të.

Në minutën e 73-të Lucas Biglia shënoi golin e tretë, kurse për golin e fundit të Milanit u përkujdes Borini 0-4.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here