Perisic rikthehet në Bundesligë!

Sipas mediave italiane, nga Interi në fund të sezonit mund të largohen dy lojtarët kroat.

Pasiqë Bayern Munchen ka bërë të ditur se nuk do ti rinovojë kontratat me Roben dhe Ribery, mediat kanë filluar të spekulojnë se “Bavarezët” janë të interesuar për kroatin e Interit, Ivan Perisic.

Mediat gjermane shkruajnë se Perisic është zëvendësuesi ideal për Ribery, duke pasur parasyshë faktin se kroati ka luajtur edhe më herët në Bundesligë me skuadrat e Dortmund dhe Wolfsburg.

Përveç Perisic, drejt largimit është edhe Brozovic.

Brozovic mund të transferohet në Premier League pasiqë për të ka treguar interesim të madh skuadra e Evertonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here