Sanchez: Erdha te United për ti fituar të gjithë titujt

Alexis Sanchez, në një intervistë për mediat angleze ka deklaruar se ka ardhur te Manchester United për ti fituar të gjithë titujt.

Sanchez ishte pranë transferimit te Manchester City, por në fund e zgjodhi Manchester United.

“Që nga fëmijërija kam menduar gjithmonë se Manchester United është klubi më i madh në Angli. Këtë nuk po e them sepse jam tani këtu, jam i sinqertë. Ky është mendimi im. Ka shumë klube të mëdha, Arsenali është një prej tyre. Kisha nderin të luaj atje. Mirëpo pasi erdha te United mendoj se duhet të bëjmë gjithçka”, ka deklaruar Sanchez.

“Erdha këtu të fitoj. E lash Arsenalin për të hecur më tutje në karierë, sepse dëshiroj të mësoj si lojtarë, por edhe të përjetoj klube tjera. Manchester United është klub i madh në skenën globale dhe kam ardhur këtu për ti fituar të gjithë titujt”, ka thënë Sanchez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here