Futbollisti i dikurshëm i Celtic dhe i Manchester United, Liam Miller ka ndërruar jetë në moshën 36-të vjeçare nga sëmundja e kancerit.
Miller nga viti 2004 deri në vitin 2009 ka luajtur 21 ndeshje për përfaqsuesen e Irlandës.
Karierën e filloi te Celtic në vitin 2000, kurse katër vite më pas u transferua te Manchester United. Ai gjithashtu ka luajtur edhe për Leeds United, QPR, Sunderland dhe Hibernian.
Karierën e përfundoi në SHBA.
Manchester United ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e tij.
Manchester United is deeply saddened to learn of the tragic death of our former midfielder Liam Miller. We extend our condolences to his loved ones at this extremely difficult time. pic.twitter.com/k87wINacg3
— Manchester United (@ManUtd) February 10, 2018