Bayern Munchen interesohet për Cillessen!

Bayern Munchen janë duke u interesuar për situatën e Jasper Cillessen tek skuadra e Barcelonës dhe janë të gatshëm që të firmosin me portierin, supozon Mundo Deportivo.

Jasper Cillessen është paraqitur vetëm në 9 ndeshje këtë sezon në Copa Del Rey pasi Ter Stegen luan në ndeshjet e La Ligas dhe Champions League duke e kufizuar kështu holandezin në pak minuta në fushë të lojës.

Përfaqësuesi i kombëtares holandeze është një portier mjaftë i talentuar por paraqitja e jashtëzakonshme e Ter Stegen e ka bërë atë që të qëndrojë në hije këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here