Benzema fishkëllehet nga publiku, por shikojeni reagimin e Ronaldos (VIDEO)

Futbollistët e Realit dje kanë mundur skuadrën e Real Sociedad me rezultat të bindshëm prej 5-2.

“Mbretërit” janë largë formës së tyre të dëshiruar, por dje kanë arritur me lehtësi ti marin  tre pikët e reja. I shkëlqyeshëm ishte Cristiano Ronaldo i cili shënoi 3 gola, kurse nga një gol e shënuan edhe Vasquez dhe Kroos.

Në listën e golashënuesve kishte shansin të regjistrohej edhe Benzema, kur në fundin e ndeshjes pati një rast vetëm disa metra nga porta, por nuk arriti ta çojë topin në rrjetë.

Pas huqjes së rastit, tifozët filluan ta fishkëllejnë sulmuesin francez, por ylli i skuadrës Ronaldo doli në mbrojtje duke i thënë fansave se nuk duhet të fishkëllehet asnjë lojtarë i Realit, por duhen të aplaudohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here