Liverpool dhe Arsenal do të përballen në merkato për portierin e Stoke City Jack Butland, raporton The Sun.
Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp duket se ka hequr dorë nga Simon Mignolet dhe Loris Karius dhe do të kërkojë një portier të ri i cili duket se do të jetë Butland i cili ka një çmim rreth 40 milionë funta.
Por për të arritur deri tek portieri 24 vjeçar i Stoke City Liverpool duhet të mposhtë konkurencën e ashpër të Arsenalit.