Brozoviç vërshëllehet nga tifozët e Inter!

Marrëdhënia Brozoviç me tifozët e Interit është prishur përfundimisht pasditen e së dielës. Mbështetësit zikaltër kanë fërshëllyer mesfushorin kroat në momentin qe ai është zëvendësuar nga trajneri Spalletti, kur ndeshja ishte ende 1-1 me Bolonjën.

 Pas pak më shumë se një orë me ulje dhe ngritje në lojë, kroati u thirr ne pankinë për ti lënë vendin brazilianit Rafinha. Sapo arbitri i katërt ngriti tabelën elektronike me numrin 77, në tribunat e San Siros filluan fërshëllimat.
Reagimi ka qenë i njëjtë edhe nga Brozoviç që i është kthyer tifozëve duke duartrokitur me ironi.

Edhe një javë më parë, në ndeshjen me Crotone kroati refuzoi të përshëndetej me trajnerin dhe për të gjithë u krijua idea se marrëdhënia me kroatin është komplikuar shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here