Derbi i Manchesterit zhvendoset në merkato!

Manchester United dhe Manchester City do të përballen gjatë verës në merkato për mbrojtësin e Leicester City Harry Maguire, sipas Daily Star.

24 vjeçari u transefuar vitin e kaluar nga Hull City për tek Leicester për shifrën e 17 milionë funtave por tani “Dhelprat” po kërkojnë plot 50 milionë për ta lënë të lirë përfaqësuesin e kombëtares angleze.

Manchester United duket se do tregohet më agresive për të blerë mbrojtësin pasi vetë Jose Mourinho deklaroi reparti i sulmit është i kompletuar duke lënë të kuptohet se do të ndërhyhet vetëm në mbrojtje dhe në mesfushë.

Manchester City duket më e relaksuar në këtë aspekt pasi ka në dispozicion një skuadër shumë të kompletuar që po e tregon veten gjatë këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here