Emery: Gati për Real Madrid!

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka thënë se skuadra e tij janë gati për përballjen e parë ndaj Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

PSG ka fituar ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Toulouse me rezultat minimal 1-0, ku goli i vetëm erdhi nga ylli i skuadrës Neymar.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur Emeryn pasi ishte e gjashta radhazi në kampionat dhe spanjolli ndihet optimist për sfidën e parë të 1/16.

“Unë mendoj se kemi luajtur llojin e lojës që duhej të bëjmë, por është e vërtetë se do të jetë ndryshe të mërkurën”, ka thënë fillimisht Emery.-tës së LigësKampionëve ndaj Reali.

“Do të jetë ndryshe kur bëhet fjalë për pritjet dhe llojin e lojës që ne do të luajmë, por mendoj se ekipi është i gatshëm”.

“Ne e kemi ndërtuar besimin tonë edhe më shumë”.

“Është e rëndësishme që ta mbanim nivelin tonë të lojës në Ligue 1 edhe para ndeshjes së Ligës së Kampionëve”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Megjithatë, PSG nuk të ketë kujdes pasi Real Madridi dhe ylli i tyre kryesor, Cristiano Ronaldo kanë rikthyer formën në ndeshjet e fundit në La Liga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here